Informacion mbi detyrën projektuese

News

Në përputhje me Dekretin me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për arsimin e mesëm gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriutnumër 76/2020) dhe orientimet për veprim nr. 08-4147 nga 25.03.2020 të sjella nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës,  prezantimi dhe mbrojtja e detyrës projektuese për maturën shtetërore në sesionin e qershorit 2020 do të realizohet nëpërmjet mësimit në distancë.

Terminët për mbrojtjen e detyrës projektuese mbeten të njëjtë konform Kalendarit për organizimin e vitit shkollor 2019/2020 në shkollat e mesme publike. Për nxënësit e gjimnazeve dhe arsimit të mesëm profesional prezantimi dhe mbrojtja e detyrës projektuese realizohet në periudhën deri më 22 prill 2020, ndërsa për nxënësit e arsimit të mesëm artistik deri më 13 maj 2020.

Risitë e fundit

Sponzoruar nga United States Agency for International Development