22 gusht
ora 12 – Publikimi i rezultateve preliminare të provimeve eksterne të
maturës shtetërore;
22-25 gusht ora 15 – Dërgimi i rezultateve të
nxënësve në shkollë;
25 gusht ora 18 – Në QShP dorëzimi i raporteve
sumative, pasqyrës së detajuar të ankimimeve dhe ankimimeve të parashtruara për
të gjitha shkollat nga Shkupi;
25 gusht – Dërgimi me anë të Postës së Shpejtë i dokumenteve
origjinale për ankimim: raporti sumativ,
pasqyra e detajuar e ankimimeve dhe ankimimeve të parashtruara me fletëpagesa
për të gjitha shkollat jashtë Shkupit;
25 gusht deri në ora 18 – Dërgimi i raporteve
sumative, pasqyrës së detajuar të ankimimeve përmes faksit numër 02 322 88 66 ose në е-mail matura@dic.edu.mk për të gjitha
shkollat jashtë Shkupit;
27 gusht ora 12 - Publikimi i rezultateve nga ankimimet e
parashtruara;
27 gusht nga ora 12 deri në ora 16 – Përmes
telefonit caktimi i terminëve për kandidatët për rishikimin e testeve;
29 gusht – rishikimi i testeve në ambientet e
QShP-së sipas terminëve të paracaktuar.
E
RËNDËSISHME: Raporti sumativ pranë QShP-së detyrimisht duhet
dorëzuar/dërguar nga secila shkollë, pavarësisht se a ka apo jo ankimime të
parashtruara nga KShM-ja.