Provimet eksterne të maturës shtetërore të sesionit të qershorit për vitin 2019 do të realizohen më:
01.06.2019 –gjuhë e huaj (gjuhë angleze, gjuhë frënge, gjuhë gjermane, gjuhë ruse);
08.06.2019 – gjuhë maqedonase dhe letërsi, gjuhë shqipe dhe letërsi dhe gjuhë turke dhe letërsi;
11.06.2019 – filozofi, estetikë, kimi, fizikë, biologji, histori, biznes;
13.06.2019 – matematikë.
Nga 13 marsi deri më 24 prill (për shkollat e mesme të artit deri më 15 maj) - prezentimi dhe mbrojtja e detyrës projektuese.
Nga 17 deri më 24 qershor - provimet interne.